Mbërrin gjigandi 2023, nisin përgatitjen në Times Square për ndërrimin e viteve
Në Time Square kanë nisur përgatitjet për natën e ndryshimit të viteve. Numri 2023 ka mbërritur në shesh ku do të qëndrojë për pak ditë e më pas do të vendoset në majën e kullës për spektaklin e orëve të vitit të këtij viti.
Ditët e fundit të vitit kanë shtuar përgatitjet në të gjithë botën për atmosferë festive.
Kur na ndajnë 10 ditë nga numërimi mbrapsht i minutave, në Nju Jork ka mbërritur numri “2023”që do të shfaqet në Times Square në momentet e ndërrimit të viteve.
Jeffrey Straus, president i Countdoën Entertainment, u shpreh se "Kjo është një ditë e mrekullueshme. Jemi disa ditë larg natës së Vitit të Ri kur e gjithë bota do të shikojë Times Square.”
Shifra gjigante, më shumë se dy metra e gjatë, përshkoi pothuajse të gjithë vendin nga Los Angeles, Kaliforni, me ndalesa në shtetet e Nevada, Tenesi, Uashington, DC dhe Pensilvania.
Madje disa spektatorë tashmë kishin vënë syzet ‘2023’ për të festuar.
Në të janë vendosur 602 llamba LED që kanë kursim të ulët të energjisë. Ajo do të qëndrojë në Times Square deri më 23 dhjetor për publikun.
Pas kësaj, do të vendoset në krye të ndërtesës One Times Square dhe do të ndizet në mesnatën e 31 dhjetorit pasi gongu të bjerë.
Kjo është hera e parë që njerëzit do të mund të shikojnë personalisht numërimin mbrapsht në Times Square pa asnjë kufizim pas pandemisë.
Por jo vetëm tashmë kanë nisur edhe projektet për fiishekzjarret po zbatohen në terren për spektaklin e mirëseardhjes së 2023.

