Shtëpia ku u filmua dokumentari i Harry dhe Meghan del në treg për 33.5 milionë dollarë

Prona ku çifti Meghan Markle dhe princi Harry filmuan serialin e tyre në Netflix ka dalë në shitje për 33.5 milion dollarë.

Prona e madhe dykatëshe ku çifti ndanë momente të shumta dhe intensive pak para se të largoheshin nga detyrat e tyre mbretërore, jo vetëm që ka lidhje me çiftin e famshëm, por ka edhe një mori pajisjesh luksoze.

E vendosur në 2 hektarë tokë të rregulluar me pamje nga deti dhe mali, rezidenca ka gjashtë dhoma gjumi dhe shtatë banjo, një palestër, teatër, bar, dhomë lojrash, dhomë meditimi dhe pishinë. 

Ka gjithashtu një garazh me pesë makina, si dhe përfitime të ndryshme teknologjike duke përfshirë një gjenerator, energji diellore dhe një sistem ujitjeje.

Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet dritareve të harkuara të shtëpisë, veçanërisht ato në dhomën e madhe, ku Markle dha intervistat e saj.

Megjithatë, kjo nuk është shtëpia ku çifti jeton me fëmijët e tyre pasi ata jetojnë në një pronë tjetër në Montecito, e cila u kushtoi atyre afro 15 milionë dollarë në vitin 2020.

Thuhet se është shtëpia e parë që ata kanë pasur ndonjëherë.