E rëndë në Kanada, 8 vajza vrasin me thikë një burrë të pastrehë

Tetë vajza adoleshente janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia pasi sulmuan dhe vranë një të pastrehë 59-vjeçar, i cili kohët e fundit jetonte në një strehë në Toronto, Kanadaja lindore, tha sot policia.

59-vjeçari u sulmua dhe u godit me thikë nga një grup vajzash mes moshës 13 dhe 16 vjeç të shtunën në mbrëmje në orët e para të së dielës, tha zyrtari i policisë Terry Brown.

Pak informacione janë lëshuar në lidhje me të dyshuarat, përveç atyre që besohet se kanë folur në rrjetet sociale.

"Ne nuk e dimë se si, apo pse, ata u takuan atë natë në qendër të Torontos," shtoi Brown.

“Nuk do t’i përshkruaj si bandë në këtë fazë”, sqaroi ai, duke shtuar se të pesë ata nuk ishin të njohur për policinë.

Vajzat adoleshente u arrestuan menjëherë pas sulmit, pranë vendit ku u krye dhe u sekuestruan disa armë.

Policia beson se të akuzuarit ishin përfshirë edhe në një tjetër sherr të dhunshëm para vrasjes.

Burri kishte qëndruar në një strehë të pastrehëve në Toronto për disa kohë pas një periudhe "të vështirë" dhe po mbështetej nga familja e tij, tha zyrtari i policisë.