Elon Musk pranon të heqë dorë nga shefi i Twitter sapo të gjejë një zëvendësues
Pasi 57.5% e përdoruesve të Twitter votuan pro largimit të shefit ekzekutiv Elon Musk, ky i fundit ka reagur duke u shprehur se do të largohet nga posti drejtues sapo të gjendet zëvëndësuesi i tij.
Elon Musk ka deklaruar se do japë dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të Twitter kur të gjendet zëvëndësuesi për këtë detyrë.
Miliarderi premtoi më herët se do t'i përmbahej rezultatit të sondazhit në Twitter, ku 57.5% e përdoruesve votuan pro largimit të tij nga posti drejtues.
Ai thotë se do të vazhdojë të drejtojë ekipet e softuerit dhe serverëve pasi të gjendet zëvendësimi i tij.
Ndryshimet në platformë që nga marrja e tij në pushtet janë kritikuar shumë.
Sondazhi i Musk të dielën mbrëma erdhi pas disa javësh vendimesh të diskutueshme.
Që kur Musk bleu faqen e medias sociale në tetor, ai ka shkarkuar rreth gjysmën e stafit dhe ka tentuar të përdorë veçorinë e verifikimit me pagesë të Twitter përpara se ta vendosë atë në pauzë. Funksioni u rilançua javën e kaluar.
Grupet e shoqërisë civile kanë kritikuar gjithashtu qasjen e tij ndaj moderimit të përmbajtjes, duke e akuzuar atë për marrjen e hapave që do të rrisin gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.
Elon Musk njoftoi se vetëm abonentët e “Twitter Blue” do të mund të votojnë në sondazhet e ardhshme të lidhura me politikat në platformë, pasi miliona përdorues votuan që ai të largohej nga posti i shefit ekzekutiv të faqes.
Should I step down as head of Twitter? I will abide by the results of this poll.
— Elon Musk (@elonmusk) December 18, 2022