E moshuara rrëzohet dhe thyen ijën, ambulanca në Britani e lë 25 orë në dhimbje për shkak të grevës
Lënia e një të moshuare në tokë në gjendje agonie për 25 orë në Britani ka sjellë një revoltë në vend pasi ambulanca shkoi shumë vonë për shkak të grevës së punonjësve.
Familja e 93 vjeçares, e lënë në agoni në dysheme për 25 orë, kanë folur për frikën e tyre se greva punonjësve të shëndetësisë do ta përkeqësojë krizën edhe më shumë.
Elizabeth Davies po bërtiste nga dhimbja dhe nuk mund të lëvizte për një ditë pasi theu ijën e saj në një shtëpi të moshuarish.
Më shumë pacientë do të vuajnë si zonja Davies ndërsa grevat e ambulancave të sindikatave po zhvillohen sot në Angli dhe Uells, shkruan The Sun.
Ministrat e shqetësuar dhe shefat e shëndetësisë kanë paralajmëruar britanikët që të mos bëjnë asgjë “të rrezikshme” gjatë daljes në këmbë dhe të shmangin pirjen e tepërt, sportin apo edhe shëtitjen.
Ata paralajmërojnë se greva e anëtarëve të Unison, GMB dhe Unite e lë vendin në "territor të rrezikshëm" pa asnjë garanci për sigurinë e pacientëve.
Edhe viktimave të sulmit në zemër dhe goditje në tru mund t'u mohohet ambulanca, ndërsa kushdo që nuk vdes do të përballet me vonesa të gjata.
Do të ketë më shumë pritje tronditëse si ajo e zonjës Davies, nga Llanbedrog, në Uellsin e Veriut, e cila u rrëzua të shtunën në mëngjes, por nuk shkoi në spital deri të dielën pasdite.
Pasi më në fund u dërgua në Ysbyty Gwynedd në Bangor, ajo duroi një pritje tjetër 12-orëshe përpara se ti sigurohej një shtrat.
Të afërmit e të moshuarës thanë se ata dhe shtëpia e kujdesit telefonuan për shërbimin e ambulancës dhjetë herë.
Duket se shërbimi shëndetësor në Britani po kalon në një krizë sëfundmi.
Vetëm telefonatat për jetë a vdekje do të kenë një përgjigje të garantuar.
Shërbimi i Ambulancës North West tha se prioritetet do të jenë arresti kardiak, ndalimi i frymëmarrjes, humbja e vetëdijes, shoku alergjik, gjakderdhja e rëndë ose lëndimet në kokë.
Nick Smith, një drejtor në Shërbimin e Ambulancës në Yorkshire, tha: "Ambulancat do të jenë ende në gjendje të përgjigjen, por vetëm aty ku ka një rrezik të menjëhershëm për jetën."