Festë madhështore në Argjentinë. Shikoni kampionët me kupën në Buenos Aires

Lionel Messi dhe Argjentina mbërritën në Buenos Aires.

Pritje madhështore për kampionët e Botës që festuan gjatë në aeroroprt e më pas në rrugët e qytetit me Kupën e Botës.

Ekipi kombëtar dhe trofeu i Kupës së Botës - të cilin ata e ngritën për herë të tretë të dielën e 18 dhjetorit-, u rikthyen në Argjentinë pas një fluturimi afërsisht 21 orësh rreth orës 2:20 të mëngjesit të së martës me kohën lokale.


Messi doli i pari nga avioni dhe ngriti triumfues në ajër trofeun e Kupës së Botës, më pas me trajnerin Lionel Scaloni përshëndetën tifozët që prisnin.

Të hënën, ai u bë personi i dytë në planet me mbi 400 milionë ndjekës në Instagram, duke iu bashkuar rivalit të vjetër Cristiano Ronaldo, i cili ka 518 milionë ndjekës.

Messi shtoi pesë milionë ndjekës të dielën dhe 20 milionë gjatë 30 ditëve të fundit, sipas Social Blade, një platformë analitike e mediave sociale.

Muajin më të madh të ndjekësve të rinj, konkretisht 20 milionë, e pati në gusht 2021 kur ai iu bashkua Paris Saint-Germain pas 18 sezonesh në Barcelonë.

Poll

Ndërsa fotoja e tij me Kupën e artë të Botës dhe ku shkruhej “KAMPIONË BOTE!!!!!!!”  u pëlqye nga mbi 55 milionë njerëz dhe është gati të thyejë rekordin e të gjitha kohërave për pëlqimet në Instagram me një postim, që është 56 milionë në një postim të një veze të vitit 2019.

Festë madhështore në Argjentinë. Shikoni kampionët me

 

Festë madhështore në Argjentinë. Shikoni kampionët me

Festë madhështore në Argjentinë. Shikoni kampionët me

Festë madhështore në Argjentinë. Shikoni kampionët me

Festë madhështore në Argjentinë. Shikoni kampionët me