"A doni të më shkarkoni", Elon Musk ia lë në dorë ndjekësve të Twitter: Votoni

Pronari i Twitter Elon Musk, sëfundmi ka bërë një sondazh për 122 milionë ndjekësit e tij, nëse duhet apo jo të largohet nga posti drejtues i medias sociale. Manjati është shprehur se do ti përmbahet rezultateve të votimit.

Manjati i teknologjisë dhe pronari i Twitter, Elon Musk u ka kërkuar përdoruesve të platformës së mediave sociale të votojnë për të ardhmen e tij, si shef ekzekutiv.

Në një sondazh për 122 milionë ndjekësit e tij, ai shkroi në Twitter:

"A duhet të largohem nga posti i kreut? Unë do t'i përmbahem rezultateve".
Musk i cili gjithashtu drejton Tesla-n dhe Space X, është përballur me shumë kritika që nga marrja e Twitter-it.

Pas një beteje ligjore, Musk mori kontrollin e kompanisë në Tetor, në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh .
Ka pasur një sërë ndryshimesh të diskutueshme në Twitter që kur Musk bleu faqen e mediave sociale, në Tetor.

Ai ka pushuar rreth gjysmën e stafit të tij dhe ka tentuar të përdorë veçorinë e verifikimit me pagesë të Twitter, përpara se ta vendosë në pauzë.

Të premten, Musk u dënua nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për vendimin e Twitter për të pezulluar disa gazetarë që mbulojnë firmën e mediave sociale.

Gazetarët e New York Times, CNN dhe Washington Post ishin mes atyre që u bllokuan nga llogaritë e tyre, për gjoja ndarjen e të dhënave të vendndodhjes.
OKB shkroi në Twitter se liria e medias "nuk është një lodër", ndërsa BE kërcënoi Twitter me sanksione.