VIDEO/ Përmbytet anija luftarake, zhduken 31 marinarë tajlandezë
Marina Tajlandeze njofton se 31 marinarë janë zhdukur pasi anija luftarake me mbi 100 anëtarë ekuipazh u fundos gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës.Autoritetet njoftuan se kanë shpëtuar 75 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa 31 të tjera janë ende në kërkim.
31 marinarë janë zhdukur si pasojë e një stuhie në Gjirim e Tajlandës. Mbrëmjen e djeshme anija luftarake u përmbys me një ekuipazh prej më shumë se 100 anëtarësh. Autrotietet bëjnë të ditur se 75 persona janë shpëtuar teksa 31 janë ende të zhdukur në det.
Ekipet e kërkimit punuan gjatë natës për të gjetur të mbijetuarit, teksa kërkimet vijojnë edhe me ndihmën e forcave ajrore.
Zëdhënësi i marinës tha për BBC se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur kurrë në historinë e forcave të tyre.
Ndërsa zyrtarët njoftuan se anija u përmbyt ndërkohë që uji u fut në dhomën e saj të energjisë.
Me fuqinë e humbur, ekuipazhi luftoi për të mbajtur kontrollin e anijes e cila u fundos rreht orës 23:30 të së dielës me orën lokale.
HTMS Sukhothai u ndërtua për marinën tajlandeze në SHBA në mesin e viteve 1980.
