Botërori në ditën e dasmës, çifti bie dakord për gjithçka përveç skuadrës që mbështesin
Finalja e Botërorit mes Francës dhe Agjentinës ishte kryefjala e ditës ditën e djeshme.
E diela nuk ishte ndryshe pasi shteti u përgatit për të parë finalen mes Argjentinës dhe Francës.
Por një çift në Indi tërhopqëi vëmendjen me përkushtimin e treguar ndaj ndeshjes, pasi data e dasmës së tyre përkoi me ndeshjen.
Ndërsa ata ranë dakord për shumicën e gjërave në lidhje me dasmën e tyre, ata nuk donin të bënin kompromis se cilin ekip mbështetën në finale.
Sachin është një tifoz i flaktë i yllit argjentinas Lionel Messi, ndërsa Athira është një mbështetëse e pasionuar e ekipit francez të futbollit.
Disa orë përpara se të dy skuadrat të takoheshin në stadiumin Lusail të Katarit në një nga ndeshjet më spektakolare në historinë e Kupës së Botës, ata u martuan me njëri-tjetrin në një ceremoni të mbajtur në qytetin Kochi.
Mbi bizhuteritë e tyre dhe veshjet tradicionale të dasmës, çifti kishte veshur fanellat me numrin 10 - Athira veshi një për sulmuesin francez Kylian Mbappe ndërsa Sachin veshi ngjyrat e Argjentinës për Messin.
Argjentina fitoi finalen me penallti 4-2, duke i dhënë 35-vjeçarit Messi një shans për të ngritur përfundimisht trofeun e Kupës së Botës.
Në Thrissur, një pronar hoteli mbajti premtimin e tij për të shërbyer biryani falas nëse Argjentina fitonte.