Itali/ Djali u tregon prindërve se është gej, ata e rrahin dhe e bullizojnë

Një djalë në Itali u ka treguar prindërve të tij se ishte homoseksual megjithatë kjo nuk është pritur aspak mirë nga prindërit e tij.

Siç raporton Corriere della Sera, i riu kishte krijuar një grup Ëhatsapp me prindërit e tij ku kishte dërguar një video të një djali homoseksual arab, shoqëruar me mbishkrimin:" Gjithashtu unë jam homoseksual".

Megjithatë, sapo u kthye në shtëpi, ai nuk kishte gjetur mirëkuptimin që kishte shpresuar. Fillimisht ai u qortua nga nëna e tij, sipas së cilës asnjë mysliman nuk do të sillej në këtë mënyrë nga respekti ndaj Kuranit dhe se "faji" i incidentit qëndronte në edukimin që ai mori në shkollë, të cilin ai duhej ta lintesa më shpejt të jetë e mundur.

Menjëherë pas kthimit në shtëpi, babai kishte filluar ta godiste. Fillimisht e rrëzoi nga karrigia me një shuplakë të dhunshme , pastaj e goditi me shkelm në fytyrë dhe e tallte rëndë. "A dëshiron të martohesh me një burrë? Hiqi pantallonat që ti...", i bërtiti ai.

Për gjyqtarin Luca Milani "kontestimi i rrethanës rënduese të diskriminimit të lidhur me orientimin seksual është i bazuar", sepse "agresioni i kryer nga babai ishte i frymëzuar qartë nga ndjenjat e urrejtjes ndaj autonomisë së treguar nga i mituri në zgjedhjet e tij gjinore."

Dhe nëna, “në pozicionin e saj si nënë, kishte detyrim ligjor për të parandaluar dëmtimet” dhe në vend të kësaj “nuk bëri asgjë”. Gjyqtari e dënoi gruan me një vit dhe bashkëshortin me dy vite.