Vajza përplas Lamborghinin 300 mijë £, por gjobitet me vetëm 40 £
Një vajzë që ka përplasur një Lamborghini është gjobitur vetëm me 40 paund.
Vajza përplasi me makinën e saj një Lamborghini prej 300,000 £ të 2016.
Kayleigh Finnie, 36 vjeçe, përplasi Alfa Romeo Giulietta-n e saj të zezë me Lamborghini Aventador të verdhë në një rrugë fshati.
Finnie, e cila është një punonjëse e shëndetit mendor, gjithashtu dëmtoi makinën e saj në aksident megjithatë askush nuk u lëndua.
Rruga ishte e mbyllur për dy orë e gjysmë kur policia në Ëaltham, Lincolnshire, gjeti Lamborghinin të përplasur dhe pranë tij shenja të rrëshqitjes së gomave.
Supermakina e rrallë, një model i cili kushton midis 250,000 dhe 300,000 £ e dorës së dytë, u dëmtua dhe nuk riparohej më.
Por Finnie u kursye nga burgu në Gjykatën e Magjistraturës Grimsby të mërkurën pasi pranoi se kishte drejtuar pa kujdesin dhe vëmendjen e duhur në lidhje me incidentin.
Të pandehurës, e cila jeton në Grainthorpe, Lincolnshire, iu hoqën tre pikë në licencën e saj, u gjobit me 40 £ dhe u detyrua të paguajë një shtesë prej 34 £ për viktimën.
