Mbreti në klubin e Uellsit
Mbreti Charles dhe bashkëshortja Camilla u takuan me yjet e Hollivudit, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney të cilët janë pronarë të klubit të futbollit, Uells Wrexham.
Charls u pa i buzëqeshur teksa bënte humor me fushën e një klubi që ndodhet brenda Ligës Kombëtare, katër shkallë më poshtë nga Premier League që është shtëpia e Manchester United, Chelsea dhe Liverpool.
"Sot pata mundësinë të shoh një nga mrekullitë e tjera të Wrexham, përkatësisht klubin e futbollit, i cili synon kryesimin si kurrë më parë," u tha Charles personaliteteve më vonë gjatë ditës.
Në shkurt të vitit 2021, aktorët Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney morën drejtimin e Wrexham Association Football Club, një ekip i vogël nga veriu i Uellsit dhe tani ata po publikojnë një dokumentar për udhëtimin e tyre. “Mirë se erdhe në Wrexham që po transmetohet në platformën “Disney”, në Britani.
Wrexham është ekipi i tretë më i vjetër i futbollit në botë dhe luan në Ligën Kombëtare Angleze, niveli i pestë i futbollit profesionist. Reynolds dhe McElhenney janë parë duke mbështetur skuadrën nga tribuna , një përvojë shumë e ndryshme nga ato që shijojnë pronarët miliarderë.
Vizita mbretërore vjen një ditë pasi djali i vogël i mbretit, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan, përdorën një faqe tjetër transmetimi, Netflix, për të folur për problemet me të cilat u përballën në familjen mbretërore.
