Zelensky: Ushtria ruse ka sjellë “ferrin” në Ukrainë
Që nga 10 tetori, rusët kanë gjuajtur më shumë se 1000 raketa dhe drone në objektet e infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Ndërsa presidenti Volodimir Zelenksi I tha popullit të tij se ushtria ruse ka sjellë “ferrin” në Ukrainë.
Ushtria ruse ka sjellë “ferrin” në Ukrainë. Kështu deklaroi në konferencën e mbrëmjes së të premtes presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se sidomos në zonat e vijës së parë të Donbass në Ukrainën lindore, situata është “shumë e vështirë”.
Në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar popullit të tij, Zelensky renditi si pika të nxehta të Bakhmut, Soledar dhe Kreminna. Në këto zona, tha ai, nuk ka asnjë hapësirë banimi që nuk është dëmtuar nga predha prej kohësh. Përveç kësaj, qyteti i Bakhmut ishte shkatërruar nga pushtuesit.
“Një qytet tjetër në Donbass që ushtria ruse e shndërroi në një gërmadhë të djegur”, tha Zelensky.
Më herët, këshilltari i tij Mykhailo Podolyak e kishte përshkruar situatën rreth Bakhmutit si “ferr në tokë”. Larg vijës së parë të frontit, Ukraina vazhdon të punojë duke e mbajtur Rusinë ligjërisht përgjegjëse për pushtimin dhe pasojat e tij. Në përpjekjet për të ngritur një gjykatë të posaçme të modeluar sipas Tribunalit të Nurembergut, tha Zelenski, Britania ka ofruar udhëheqje.
Që nga 10 tetori, rusët kanë gjuajtur më shumë se 1000 raketa dhe drone në objektet e infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
“Ne i mbijetuam tetë valëve të mëdha dhe më shumë se një duzinë goditjesh më të vogla,” tha Volodymyr Kudrytskyi, CEO i kompanisë kombëtare të energjisë Ukrenergo, gjatë një konference në Qendra Mediale në Ukrainë. Ai tha se restaurimi i objekteve të dëmtuara, nënstacioneve kryesore dhe termocentraleve në pronësi të ndërmarrjeve private dhe shtetërore është duke u zhvilluar vazhdimisht.
Kudrytskyi gjithashtu vuri në dukje se sulmi i fundit rus në sistemin energjetik nuk pati pasoja kaq shkatërruese si ato të mëparshme dhe vlerësoi punën e njësive të mbrojtjes ajrore. Sipas vlerësimit të tij, sistemi energjetik u rikuperua mjaft shpejt pas sulmit të fundit dhe nuk u vu re asnjë çekuilibër.
Siç raportohet, Forcat e Armatosura të Ukrainës shkatërruan 14 drone Shahed natën e 6-7 dhjetorit. Më 5 dhjetor, forcat e mbrojtjes rrëzuan më shumë se 60 raketa ruse të lëshuara në një tjetër sulm masiv në Ukrainë.
