VIDEO/ Binjakët e ngjitur që punojnë si elektriҫistë: Paguhemi për një person, e padrejtë
Binjakët e ngjitur nga Punjab, Indi, të cilët u braktisën nga prindërit e tyre dhe u rritën në një strehë, kanë treguar se paguhen vetëm me një rrogë si të ishin një person i vetëm.
Duke folur me regjisorin Ruhi Çenet, Sohna dhe Mohna Singh, 19 vjeç, pohuan se fitojnë vetëm 200 £ në muaj.
Ata janë punësuar si elektricistë nga Punjab State Power Corporation Limited që nga dhjetori i kaluar, ku punojnë me turne 12-orëshe duke u kujdesur për dhomën e kontrollit të furnizimit.
Duke folur për Independent në vitin 2021, binjakët thanë: "Ne i jemi mirënjohës qeverisë së Punjabit për njohjen e talentit tonë".
Megjithatë, shikuesit janë shprehur të zemëruar kur zbuluan se ato marrin një pagë, jo dy si dy indinidë.
Një person komentoi: "Nëse ata kanë identitete të veçanta, ata duhet të marrin dy paga."
Një tjetër shkroi: 'Një rrogë për dy persona? Kjo është e padrejtë.'
Një postim thoshte: 'Zoti i bekoftë Sohna dhe Mohna.
Pavarësisht se çfarë ndodh, ata e kanë njëri-tjetrin. Le të vazhdojnë të jenë një frymëzim i madh për njerëzit e tjerë anembanë globit. Ata janë me siguri të përulur dhe shumë me këmbë në tokë.'
Një tjetër shikues shkroi: “Këta dy djem, pavarësisht nga vështirësitë, janë në gjendje të përballojnë dhe janë ende shumë të sjellshëm.”