Skandali i korrupsionit në PE, katër të arrestuar në Ditën Botërore kundër Korrupsionit
Mediat greke japin detaje mbi aferen korruptive te eurodeputetes Eva Kaili , e cila u arrestua për korrupsion. Numri dy i parlamentit Europian dyshohet ka marrë ryshfete për të ndikuar në politikat e Parlamentit Europian.
E përditshmja “Protothema” thekson se nuk është thjesht rastësi që arrestimet u bënë më 9 dhjetor, Dita Botërore Kundër Korrupsionit.
Në praktikë Eva Kailit i hiqet liria derisa të dëshmojë si e dyshuar për veprat për të cilat akuzohet. Nënkryetarja e Parlamentit Europian, ndodhet në “arrest të përkohshëm”, pasi autoritetet policore në Bruksel po hetojnë lidhjen me skandalin e korrupsionit dhe financimit nga Katari.
“Protothema” thekson se në këtë fazë të hetimit, termi “arrest” nuk është i saktë, pasi në Belgjikë procedura cilësohet si “arrest deri në dëgjimin e të dyshuarit. Autoritetet belge kanë hetuar lidhjet e Katarit me Parlamentin Evropian, OJQ-të dhe organizatat e tjera me bazë në Bruksel për disa muaj dhe policia dhe hetuesit në Bruksel të përfshirë në operacion vetëm rastësisht zgjodhën të mos vazhdojnë me prezantimet në 9 dhjetor, në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit.
Parlamenti Europian nuk do të bëjë deklarata zyrtare ndërkohë që hetimi është në vazhdim, siç theksoi presidentja Roberta Metsola. Siç thuhet në një postim në Twitter “në këtë fazë, ne nuk mund të komentojmë asnjë hetim në vazhdim, përveçse të konfirmojmë se do të bashkëpunojmë plotësisht me të gjitha autoritetet përkatëse ligjzbatuese dhe gjyqësore. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar në vendosjen e drejtësisë”.
Pavarësisht mbrojtjes që i jep imuniteti parlamentar, eurodeputetja është përballur prej ditës së premte me policinë, ndërsa në mëngjesin se shtunes është arrestuar bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi.
Sipas prokurorisë, policia belge ka disa muaj që dyshon se një shtet i Gjirit tenton të ndikojë në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian.
Prokuroria nuk specifikoi se për cilin shtet të Gjirit bëhet fjalë. Besohet se shuma të konsiderueshme parash ose dhurata në natyrë u janë shpërndarë personave në Parlament me pozicione politike ose strategjike.
Në parim hetimi drejtohej mbi të gjitha kundër bashkëpunëtorëve e deputetëve. Por në mesin e atyre që u morën në pyetje ishte edhe një ish-deputet. Fillimisht ishte e paqartë nëse edhe ky i fundit ishte arrestuar. Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 600 mijë euro para në dorë dhe celularë.
