Zbardhet ‘komploti’ kundër Trump në Twitter
Një angazhim i fundit i Elon Mask për të hedhur dritë mbi veprimet e dyshimta të Twitter përpara blerjes prej tij. Së fundmi një gazetar pranë Twitter ka zbuluar se platforma kishte nisur të planifikonte pezullimin e llogarisë së ish-presidentit Donald Trump tre muaj përpara 6 janarit 2021.
Elon Musk ka vendosur të bëjë transparencë të plotë në rrjetin e tij social Twitter. Biznesmeni po kujdeset që të nxjerrë në pah manipulimet e Twitter përpara se rrjeti social të privatizohej prej tij.
Pas publikimit të fshehjes së lajmeve që inkriminonin djalin e presidentit Biden, Twitter ka publikuar të premten mbrëma një pasqyrë të vendimit të platformës për të pezulluar llogarinë e ish-presidentit Donald Trump në janar të vitit të kaluar.
Hulumtimi i një gazetari pranë Twitter nxori në pah se platforma kishte planifikuar ta hiqte Trump që nga muaji tetor, pra tre muaj përpara trazirave në Kapitol.
Trump u ndalua në 8 janar, pas një shqyrtimi të postimeve të tij.
Twitter në atë kohë i quajti të papranueshme pretendimet e ish-presidentit për manipulimin e zgjedhjeve dhe gjithashtu e bëri republikanin përgjegjës për trazirat në Kapitol.
Një mesazh i brendshëm nxori në pah se ekzekutivi i Twitter bëri thirrje se kompania duhet të këqyrte veprimet e Trump shumë përpara 6 janarit.
Ndërkohë që Twitter po vendoste një arsenal të gjerë mjetesh të dukshme dhe të padukshme për të frenuar angazhimin e Trump shumë përpara trazirave të Kapitolit.
Gazetari i Matt Taibbi filloi të zbulojë Twitter Files javën e kaluar me ndihmën dhe miratimin e pronarit të platformës Elon Musk.
