Kinë, autoritetet nxjerrin me forcë nga shtëpia një burrë pozitiv me Covid

Pamje tronditëse qarkullojnë në internet orët e fundit, të cilat tregojnë trajtimin e dhunshëm të një burri nga autoritetet në Kinë, i cili duke qenë pozitiv për Covid-19, refuzon të shkojë në një qendër karantine.

Sipas Daily Mail, video dyshohet se është regjistruar në një shtëpi në Hangzhou, kryeqyteti i provincës kineze të Zhejiang, në lindje të vendit.

Burri shtrihet, i mbuluar me batanije, ndërsa zyrtarët e tërheqin me dhunë për ta çuar me forcë në një qendër karantine.

"Mos më shty”, bërtet burri teksa e nxorën me dhunë nga shtëpia.

Pavarësisht njoftimeve për lehtësim të masave, duket se autoritetet kineze po vendosin ende kufizime të rrepta në mënyrë veçanërisht të ashpër, si pjesë e strategjisë “zero Covid”.

Dy burrat me uniformë bërtasin "vëre maskën" dhe e tërheqin burrin nga krahët, i cili nga ana tjetër përpiqet të mbahet në divan.

“Mos më shty, a je i çmendur?”, bërtet ai i dëshpëruar.

Më në fund e heqin nga divani dhe e nxjerrin nga shtëpia.

Vendndodhja ku është çuar nuk dihet.

Gruaja që regjistron skenën bërtet duke u kërkuar autoriteteve që të mos jenë kaq të dhunshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNN (@cnn)