Biden nuk flet me Putin, G7 bie dakord për kufirin e çmimit të naftës, nervozohet Moska

Presidenti amerikan Joe Biden nuk ka ndërmend të flasë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Shtepia e Bardhë njoftoi se kushtet për diskutime të tilla aktualisht nuk ekzistojnë.

Sipas zëdhënësit te sigurisë kombëtare John Kirby, tani nuk mund te thuhet se bisedimet te jenë një rrugë e frytshme.

Deklarata e Kirbyt dëshmon hendekun midis Ukrainës e mbështetësit të saj kryesor dhe Rusisë për negociatat, ndërsa lufta është në muajin e nëntë.

Dhjetëra mijëra njerez janë vrarë, miliona kanë ikur nga Ukraina dhe bombardimet kanë shkatërruar qytetet.

Kievi thotë se bisedimet e paqes janë të mundshme vetëm nëse Rusia ndal sulmet dhe tërhiqet nga të gjitha territoret ukrainase.

Por sipas Kremlinit Perëndimi  me pare, duhet të njohë aneksimin e territoreve të reja. 

Si pjesë e një fushate ndërkombëtare të shumëanshme për të frenuar aftësinë e Rusisë në luftë, vendet e G7-es dhe Australia thanë se kishin rënë dakord për një çmim prej 60 dollarësh për fuçi për naftën e papërpunuar ruse në det. G7 dhe Australia  bene me dije në një deklaratë se çmimi do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor.

Ai synon të reduktojë të ardhurat e Rusisë nga shitja e naftës, duke parandaluar një rritje të çmimeve globale.

Qeveritë e Bashkimit Evropian, të cilat kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, tani do të duhet ta miratojnë zyrtarisht atë gjatë fundjavës. Duma Ruse ne komentet per kete levizje tha se Unioni po rrezikonte sigurinë energjetike me vendimin e G7-es.