Zhytësi humb ndjenjat në tentativë për rekord botëror- VIDEO e shpëtimit të tij
Miguel Lozano, një zhytës profesionist, u shpëtua dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Miguel Lozano, një zhytës profesionist, po përpiqej të thyente rekordin botëror për zhytjen më të thellë kur humbi ndjenjat rreth 125 metra nën sipërfaqen e ujit.
Videoja, që besohet se është filmuar në Karaibe, tregon një ekip prej pesë roje shpëtimi duke notuar drejt Lozanos për ta shtyrë atë në sipërfaqe në mënyrë që t'i jepet ndihma e parë.
Spanjolli, i cili nuk kishte oksigjen me vete, kishte arritur të mbante frymën aq gjatë sa të arrinte 125 metra nën sipërfaqen e ujit, vetëm disa metra larg thyerjes së rekordit botëror, por humbi ndjenjat.
“Zakonisht përpiqemi të fshehim aksidentet e zhytjes së lirë për të mos dhënë një imazh të keq dhe për ta afruar zhytjen e lirë me publikun e gjerë. Të fikët ndodh rrallë, por kur ndodh, si pjesë e sportit tonë dhe me protokollet e duhura, siç e shihni në video nuk kam pasur asnjë pasojë”, ka theksuar ndër të tjera Lozano.

