VIDEO/ Makina përplaset me traun dhe fluturon 15 metra në ajër

Një shofer në Kinë ka shpëtuar për mrekulli pasi makina e tij u përplas me traun e pagesës dhe fluturoi 15 metra në ajër.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë të zonës.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në stacionin e pagesës Shihe të autostradës Shenyang-Dalian në Kinën qendrore më 24 nëntor.

Goditja është aq e madhe sa që e hedh makinën 15 metra në ajër para se të rrokulliset dhe të rrëzohet përtokë me kokë poshtë. 

Shoferi i mbijetoi këtij aksidenti tronditës dhe po shërohet në spital, siç raportojnë mediat vendase.