Djali 10-vjeçar akuzohet për vrasjen e nënës së tij sepse ajo nuk i bleu një set VR

Një djalë është akuzuar për vrasjen e nënës së tij pasi ajo nuk pranoi t'i blinte atij një set të realitetit virtual (VR). 10-vjeçari nga Wisconsin do të përballet me një gjykatës javën e ardhshme.

Djali i tha familjes së tij dhe hetuesve se plaga vdekjeprurëse në kokë ishte një aksident dhe se ai e dinte se armët mund të vrisnin.

Ai dyshohet se u tha oficerëve se kishte synuar të godiste në mur për ta trembur atë. Arma shpërtheu dhe nëna e tij 44-vjeçare vdiq nga një plagë me armë zjarri.

Djali, i cili vjen nga Milwaukee, më pas dyshohet se mori kartën e kreditit të nënës së tij për të blerë grestin Oculus VR. Kufjet mund të kushtojnë deri në 500 dollarë.

Ishte gjyshja e djalit ajo që thirri policinë pasi pyeti se kur do të arrinte blerja e tij në Amazon.

Edhe pse është vetëm 10 vjeç, fëmija do të gjykohet si i rritur. Akuza është e rrallë, por legjislacioni shtetëror tregon se një person mund të krijojë qëllime kriminale në Wisconsin qysh në moshën 10-vjeçare.

Familja tha se 10-vjeçari ka 'probleme të tërbimit' dhe dëgjon pesë njerëz të ndryshëm imagjinarë që flasin me të.