Kamion i Krishtlindjeve Coca-Cola në flakë në Rumani

Një kamion Coca-Cola mori flakë teksa po ecte në një rrugë të ngarkuar në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Nuk dihet se si ka nisur zjarri. Shoferi ka arritur të largohet nga automjeti para se të përfshihej nga flakët.

Zjarrfikësit mbërritën më vonë për të shuar flakët, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Kompania e pijeve joalkoolike i tha mediave lokale se po merrte masa për të parandaluar incidente të mëtejshme.