Lojtari i golfit i kafshoi hundën konkurrentit të tij pas debatin në fushë, mund të dënohet me 7 vite burg
Një lojtar golfi nga Misisipi i 'kafshoi hundën' kundërshtarit të tij në një debat në fushë, ka thënë policia.
Mark Wells, 51 vjeç, dyshohet për krimin e pazakontë dhe mund të përballet deri në shtatë vjet pas hekurave nëse shpallet fajtor.
Zyrtarëve iu tha se dy sportistët po debatonin për një lojë golfi dhe përleshja ndodhi në parkingun e një kazinoje në Hollywood Bay St Lewis.
Krimi përkufizohet si krimi i kryer me qëllim për të vrarë, në të cilin i dyshuari gjymton, shpërfytyron, gjuhën, syrin, buzën, hundën, gjymtyrën ose një pjesë tjetër të trupit të dikujt.
Shefi i policisë së Bay St Louis, Toby Schwartz tha: "Hetimi përcaktoi se i dyshuari, Mark Curtis Wells, kafshoi hundën e viktimës". Hunda ende nuk është gjetur.
Ata gjithashtu raportuan se Wells u burgos në burgun e Hancock County dhe u lirua menjëherë pasi pagoi 10 përqind të një garancie prej 50,000 dollarësh.
