KQZ plotëson vakancat në Kuvend, me 1 dhjetor u jep mandatin e deputetit Orjela Nebijaj dhe Petrit Dodës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të mblidhet të enjten, 1 dhjetor, ora 11:00 për të plotësuar dy vakancat në Kuvendin e Shqipërisë pas lënies së mandatit të deputetit nga Alfred Rushaj dhe Grida Duma.

Mandatet do të merren respektivisht nga Petrit Doda dhe Orjela Nebijaj.

"Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, Qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda”.   Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim, Qarku Tiranë, zj. Orjela Luftar Nebijaj” thuhet në njoftimin e KQZ.

Në rend dite është dhe plotësimi i tre vakancave për këshilltarë bashkiakë në Gramsh, Tiranë dhe Skrapar.

"Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Gramsh, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë së Gjelbër, zj. Gerta Nuri Muça”. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Anxhela Ilirjan Bakiasi”. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Skrapar, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Anila Zeni Ajdini”.

Po kështu KQZ do të shqyrtojë dhe një sërë çështjesh të tjera në funksion të zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, si:

-Projektvendim “Për miratimin e programit të edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit të zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

-Projektvendim “Për edukimin, informimin, ndërgjegjësimin, si dhe për krijimin e kushteve lehtësuese për pjesëmarrjen në zgjedhje të personave me aftësi ndryshe” .

-Projektvendim: “Për edukimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë për zgjedhjet”.

-Projektvendim “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve të disa materialeve zgjedhore që përdoren nga administrata zgjedhore”.

-Projektvendim “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

-Projektvendim “Për miratimin e programit për trajnimin dhe monitorimin e administratës zgjedhore dhe të disa aktorëve të tjerë për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore”.

-Projektudhëzim “Për mënyrën e komunikimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me bashkitë në kuadër të bashkërendimit të informacionit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Çështje të mbartura: 

-Projektvendim “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”.