BE pritshmëri të larta nga Bosnja, Varhelyi: Rekomandimet janë të qarta, rruga evropiane është e hapur
Rekomandimet e Bashkimit Europian për Bosnje Hercegovinën janë të qarta, ndërsa komisioneri për Zgjerimin nga Sarajeva përsëriti vendosmërinë e tetorit duke theksuar se rruga evropiane për vendin është e hapur, por hapat konkrete duhet të merren nga lidershipi boshnjak.
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varheley ka folur për situatën politike në Bosnjë e Hercegovinë.
Gjatë një vizite të zhvilluar në Sarajevë, ai tha se rekomandimi i BE-së që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësimin në Union është i qartë dhe i vendosur.
“Rruga evropiane është e hapur për BiH, por ne kemi pritshmëri të mëdha nga ju,” tha Varheley pas takimit që ai zhvilloi këtë të hënë me anëtarët e Presidencës së BiH.
Ja çfarë duhet të dini rreth “hënës blu” dhe kalendarit hënor
28 Nëntor, 19:35
Ndërkaq komisioneri theksoi se pavarësisht këtij rekomandimi, Brukseli kërkon të shikojë rezultate të prekshme dhe të qarta.
Varhelyi tha se është e nevojshme që Këshilli i Ministrave në mbledhjen e vjetër të miratojë të gjitha masat që janë të rëndësishme në atë rrugë.
Në raportin e tij të progresit të 12 tetorit, Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së që t’i japë Bosnjë Hercegovinës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në unionin evropian.
Ndërsa Brukseli renditi disa prioritete për idershipin e Bosnjës ku u nënvizua adoptimi i një ligji të ri për Prokurorin e Përgjithshëm.
Po ashtu BE pret rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të garantojë lirinë e shprehjes dhe të medies, si dhe mbrojtjen e gazetarëve.
Pas rekomandimit të Komisionit Evropian, statusi kandidat për një vend shqyrtohet dhe miratohet nga shtetet anëtare të BE-së, në nivel krerësh shtetesh dhe qeverish.
Në Ballkan, Kosova është e vetmja që nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në Bashkimin Evropian, megjithëse kryeministri Albin Kurti është zotuar se do ta bëjë kërkesën në fund të vitit.

