Rusia ka dy qendra 'sekrete' për trajnimin e gjitarëve të saj ujorë për t’i dërguar në luftë
Sulmi vdekjeprurës i Rusisë në qytetet portuale të Ukrainës në Detin Azov u përcaktua nga sulmet ajrore dhe gjurmët në tokë, por gjitarët ujorë, së paku në teori, mund të jenë përfshirë gjithashtu.
Kjo për shkak se Rusia ka dy qendra "tepër sekrete" për stërvitjen e fokave, balenave dhe delfinëve.
Kafshët mbrojnë hyrjet në bazat detare, kërkojnë mina nënujore dhe, nëse është e nevojshme, vrasin çdo ndërhyrës që hyn në territorin rus.
Në Murmansk në Rusinë veriore dhe në Sevastopol në Krime, ka dy qendra top-sekret që dyshohet se për trajnimin e gjitarëve detarë.
Instituti Biologjik Detar i Murmansk dhe Oqeanariumi i Sevastopolit janë të mbuluar me mister, sepse qeveria ruse nuk ka nxjerrë infomacion me atë që ndodh brenda objekteve.
Russia Beyond raportoi se ushtria ruse bleu pesë delfinë në gusht 2016 dhe një tender për blerjen e delfinëve u shpall në faqen e internetit të Blerjeve të Shtetit.
Sipas një raporti të TV Zvezda, në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, balenat e bardha madje janë trajnuar për role ushtarake.
|Kryesisht bëhej fjalë për balena të bardha me sonare shumë të ndjeshme”, thuhet në rrëfimin e Zvezdës.
“Ishte planifikuar që balenat e bardha të mund të ishin në detyrë në hyrjet e bazave detare. Por ato dolën të ishin kafshë shumë delikate, pasi u sëmurën lehtësisht në ujërat e ftohta polare."
Genadi Matishov, një anëtar i stafit në Qendrën Shkencore Jugore të Akademisë së Shkencave Ruse, tha se trajnimi i kafshëve detare nuk është asgjë e re dhe ka ndodhur që nga koha sovjetike.
