Borrell raporton për Ballkanin, Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për situatën në rajon
Tre javë përpara samitit liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryediplomatët e unionit takohen për të peshuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Kreu i diplomacisë së unionit, Borrej do të raportojë edhe për takimet që pati me Kurtin dhe Vuçiç.
Tre javë përpara samitit liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryediplomatët e Unionit takohen për të peshuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Kreu i diplomacisë së Unionit, Borrej do të raportojë edhe për takimet që pati me Kurtin dhe Vuçiç.
Kryedioplomati i Bashkimit Evropian Joseph Borrell pritet të diskutojë me ministrat e Jashtëm të bllokut, për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe dialogun në tërësi.
Ai do të flasë edhe për takimet që pati me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç.
Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë aktualisht janë të larta, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa të paligjshme serbe.
Qeveria e Kosovës do që rreth 9 000 makina që mbajnë targat e vjetra të ri-regjistrohen në sistemin RKS ndërsa Serbia e kundërshton.
Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë edhe për ndikimin që ka sulmi rus i Ukrainës në rajonin tonë si dhe për procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.
Diskutimi vjen në prag të një samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.
Nga BE-ja u paralajmërua se do të diskutohet edhe për krizën energjetike në Ballkanin Perëndimor, si dhe për asistencën që blloku është duke ua ofruar vendeve të këtij rajoni në këtë aspekt.