‘Ngrin’ procesi i Berlinit, marrëveshjet larg zbatimit
Marrëveshjet që u nënshkruan në Berlin në fillim të këtij muaji nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të lehtësonin udhëtimin, studimin dhe punën për qytetarët, duket se janë shumë larg vënies në zbatim. Kjo pasi që ato të hyjnë në fuqi duhet që më parë të miratohen nga parlamentet e vendeve përkatëse brenda 18 muajve.
Nisja e zbatimit të marrëveshjeve për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, u nënshkruan nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit duket se janë ende larg. Kjo pasi që të fillojë zbatimi i asaj që u nënshkrua, është e domosdoshme që dokumentet të ratifikohen nga parlamentet e secilit prej vendeve, brenda 18 muajve, gjë që nga ana tjetër është shumë e pasigurt për shkak të procedurave, problemeve të brendshme dhe bllokimeve politike, si dhe marrëdhënieve ndërmjet disa prej këtyre vendeve.
Marrëveshja e parë në Berlin parashikon që për udhëtime ndërmjet vendeve të rajonit, në të ardhmen, do të nevojiten letërnjoftimet. Kjo është më e rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, të cilët ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në këto dy shtete. Që marrëveshjet e nënshkruara në Berlin nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç me homologun kosovar Albin Kurti para se t’i kalojnë deputetëve, ndërkohë që dokumentet e nënshkruara nga dy qeveritë nuk kanë arritur në Kuvendin e Serbisë, duke nënkuptuar kështu një shpresë të vakët sa I përket edhe nisjes së zbatimit të tyre.
Nga ana e saj, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se shteti do të fillojë procedurat e nevojshme në kohën më të shkurtër të mundshme, bazuar në Ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. Qytetarët e Kosovës udhëtojnë me letërnjoftim kudo në rajon, duke përjashtuar Bosnje e Hercegovinën, me të cilën ka regjim të vizave, për shkak se Bosnje dhe Hercegovina përvecc Serbisë, është i vetmi vend në rajon që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por e njeh pasaportën e saj si dokument të vlefshëm.
Përveç udhëtimit vetëm me letërnjoftime brenda rajonit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar edhe marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të stomatologjisë dhe arkitektëve. Kryeministrja e Serbisë tha se marrëveshje të tilla “nuk janë diçka tepër e re” për Beogradin, sepse një gjë e tillë tashmë është bërë “në shkallë më të gjerë, si pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur” me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që ka nisur në vitin 2019. Por kësaj nisme nuk i janë bashkuar Kosova, Bosnje e Heregovina dhe Mali i Zi.
Si pjesë e kësaj nisme, tashmë janë nënshkruar marrëveshjet për qasje të lirë në tregun e punës, sipas të cilave qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të punojnë në cilindo nga këto shtete, si dhe është parashikuar edhe lehtësimi i njohjes së diplomave të arritura në ato vende.

