Habit Xhesika Polo! “Njerëzit vetëm qajnë me mua, dua të bëj një këngë që të kërcejnë”

Këngëtarja Xhesika Polo thotë se tashmë është më e përkushtuar se më parë në muzikë.

Madje gjatë një interviste për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ajo tha se “Ka aq shumë këngëtar sa ti duhet t’ju kujtosh njerëzve që shiko që jam këtu. Kam kaq vite dhe nëse do të kisha bërë aq shumë sa po bëj tani nuk do të isha këtu ku jam.”

Por a është penduar ajo për ndonjë gjë  që ka bërë më parë?

Xhesika Polo: Unë nuk e kthej kurrë kokën pas, pendesa është ndjesia më absurde. Unë reflektoj në gjërat që kam bërë, në këtë mënyrë përmirësoj profilin tim por të pendohem nuk di të them. Ndoshta disa këngë që i kam bërë nuk do ti bëja. Unë tani kam filluar të shkruaj vetë këngët e mia dhe kjo më përshtatet më shumë.

Cilat janë projektet e reja që do të vijnë?

Xhesika Polo: Kam një duet që do të dal në 2023, kam një këngë që dua ta nxjerr tani në nëntor. Mendoj se zëri im meriton thyerjen e kufijve, dhe dua të bëj një këngë që të kërcejnë njerëzit. Njerëzit vetëm qajnë me mua. Nuk dua atë këndoj më këngë të të tjerëve. Kënga do të dli më 29 nëntor. Merret me mend pse është zgjedhur se ajo është dhe tematika e këngës. Dua ta sjell veten më afër njerëzve. Lotët e mi e kanë mbyllur për disa vite.