"Më fyen, më paragjykuan, doja të lija gjithçka" Pastori Paulin Vilajeti përlotet në studio
Pastori Paulin Vilajetit në emisionin “Jeto me Orën” ka ndarë momente nga jeta e tij.
Dhe pse i ishte përkushtuar Zotit dhe kishte si synim të ndihmonte njerëzit as ai nuk i ka shpëtuar paragjykimeve apo fyerjeve në një moment të caktuar të jetës.
Ai shprehet se është krenar për veten e tij se beson se ka një Zot dhe nëse do të ketë gjithë botën kundër beson se Zoti nuk do ta lërë vetëm.
Pastori Paulin: Unë i isha përkushtuar shumë Zotit dhe filluam të ngrinim kisha. Më 1993 u lodha me disa fjalë për mua që nuk ishin të vërteta, (përlotet). Më fyen, më paragjykuan. Unë nuk e harroj kurrë Ylli Lulin kryetar bashkie nuk e njihte kush se në karrigen e tij shkoja unë e ndihmoja njerëzit. I thash gruas do të largohemi. Nuk duroja dot më. Unë isha një njeri që kisha shkollën dhe nga ai moment i kam premtuar Zotit se nga ai moment nuk do të pendohem më për atë që kam zgjedhur të bëj. Ajo që kam përjetuar gjatë këtyre 30 viteve në të gjithë këtë kohë, është ajo që më ka bërë të jem krenar për veten time, ka qenë se kam një Zot dhe nëse do të kem të gjithë botën kundër ai asnjëherë nuk më lë vetëm.
