" U shtriva në një stol, qaja i dëshpëruar" Pastori Paulin Vilajeti ndan për herë të parë momentin më të vështirë në jetë

Paulin Vilajetit  është Pastori që ka ditur të rrëmbejë zemrën e shumë besimtarëve dhe të një publiku që e sheh si pikë referimi. Më 1992 besimin për perëndinë e ktheu në emision. U bë palë me mision për ngritjen e një kishe në Berat më pas dhe në Kuçovë e në fshatra përrreth. Ai gjithmonë është i gatshëm që të ofrojë ndihmesën e tij.

Pastor Paulin Vilajetit  në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tregoi është rritur në një familje ku thuhej se Zoti nuk ekziston por nga ana tjetër kujtoi se gjyshërit e tij asnjëherë nuk hoqën dorë nga besimi.

Paulin Vilajetit: Jam rritur në një familje ku thuhej se Zoti nuk ekziston. Më ka ngelur mister kur te turra e druve më 1976 a 77 ishte një libër për ungjillin. I them babës çfarë është kjo. Ai më thotë ku e more dhe nuk e pashë më kurrë. Gjyshi dhe gjyshja asnjëherë nuk hoqën dorë nga besimi pavarësisht komunizmit. Ata bënin kryqin sa herë hanin e ulshin. Unë i bëra një pyetje vetes nëse nuk ka diçka përtej fuqisë që kam më duket një gjë e kotë. Më 1987 kam takuar disa turist nga BM dhe fshehtas mora adresën e tyre. Në vitet 90 rashë në kontakt me ta.

Pastori Paulin Vilajeti ndan për herë të parë momentin më të vështirë në jetw dhe fillimet e misionit të tij.

Paulin Vilajetit: Fillimi ishte më 1991 kur isha në një situatë të dëshpëruar të jetës sime dhe në ato momente shkova përballë Hotel Dajti u shtriva në një stol dhe vetëm qaja. Kisha ardhur në Tiranë punoja në një firmë gjermane. Çdo gjë e re në Shqipëri ishte kurioze, te ish busti i Stalinit kishte njerëz duke kënduar me kitarë. Një grua më thotë a mund të lutem për ty? I thashë lutu. Vuri dorën mbi mua dhe u lut. Tha ‘o Zot ktheje këtë djalë nga rruga që po ec’. Thash nuk është e mundur që kjo grua nga Brazili di gjëra për mua. Më dha një broshur. Më thotë një ‘Çfarë janë këto broshura?’ dhe aty kam dhënë broshurën e parë. Duk ecur me perëndinë kam shikuar gjërat që në mënyrë të natyrshme janë të pamundura.