Meridiani dhe Adelina tregojnë hatërmbetjet me jurinë e “Dance Albania”: Na prekin me komentet

Të ftuar në emisionin Why Not, në RTV Ora, Meridian Ramҫaj dhe Adelina Tahiri kanë folur dhe për pjesëmarrjen e tyre në spektaklin e kërcimit Dance Albania dhe mbi të gjitha edhe për komentet e jurisë.

Ata treguan se shpesh preken, nga komente që i shohin si të padrejta, ndërsa shtojnë se i krahasojnë me balerinët profesionistë që kanë një jetë që merren me kërcimin.

Roza Lati: Si i prisni komentet që ju vijnë nga juria?

Adelina Tahiri: Nuk është shumë e lehtë sepse ti jep një mund shumë të madh dhe përkushtohesh shumë për atë skenë, dhe në momentin kur, qoftë edhe kritika me vend dhe kanë të drejtë, unë nuk është se e përjetoj aq mirë dhe mundohem ta përmirësoj veten. Por në momentin kur është e padrejtë më dhemb.

Meridian Ramҫaj: E di kush është e bukura, ne kemi shkuar për të kërcyer, por kur na krahasojnë me ato balerinët profesionistë, aty është…. Ҫ’të të them.

Sado të mundohemi e të rrimë nga 2-3 orë në palestër, ato kanë një jetë. Nuk është normale, mua më duket e paarritshme të jem në një linjë me balerinët.