Kush do të bëhet miliarder?

Këtë fundjavë në SHBA Mbahet shorteu më i madh që bota ka parë ndonjëherë, me lojën e famshme të lotarisë Powerball.

Xhekpoti vlen 1.6 miliardë dollarë dhe hera e fundit që ai u dha ishte në 2016-ën. Miliona njerëz janë bërë pjesë e lojës, teksa probaliteti për të përcaktuar kombinimin fitues është 1 në 292 milionë.

Për t u bërë fitues, duhet që bileta të përputhet me të gjashtë numrat e tërhequr për të shënuar xhekpotin. Pjesë e shpërblimeve për fituesit është edhe një pagesë mujore për 3 dekada rresht, por të gjithë janë në pritje të çmimit të madh.

Për t’i dhënë vetes shansin për t’u bërë fitues mjaftojnë vetëm 2 dollarë.

Kjo lojë filloi në vitin 1992 dhe luhet në 45 nga 50 shtetet amerikane, përfshirë kryeqytetin e Uashingtonit dhe në territoret amerikane të Porto Rikos dhe Ishujt Virgjër.

Shorteu realizohet tre herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të shtunë. E nëse fituesi nuk do të shpallet mbrëmjen e sotme, atëherë vlera e këtij xhekpoti do të rritet disa here më shumë.