Ndër vajzat më të bukura shqiptare, Adelina Tahiri: Di katër gjuhë të huaja

Adelina Tahiri, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar ishte e ftuar në emisionin Why Not, tek RTV Ora. 

Pjesë e një spekakli kërcimi ajo tregoi se edhe pse di disa gjuhë të huaja, këngëtarja nuk kuptohet me partnerin e saj italian në kërcim, ndërsa nuk munguan as batutat dhe të qeshurat në studio.

Adelina Tahiri: Tani ngaqë partnerin në kërcim e kam italian, kemi pak vështirësi por kemi Meridianin si përkthyes.

Unë di goxha gjuhë të huaja, por nuk më ndihmon tek italishtja fare. Flas anglishten, maqedonishten, që i bien të gjtiha këto gjuhët serbo-kroate, nga serbishtja, bullgarishtja. Flas greqishten dhe turqishten perfekt. Kam mbaruar dy fakultete dhe tani në tetor kam mbaruar edhe doktoraturën.

Roza Lati: Të gjitha mamat që po na shikojnë që po na shikojnë tani po u thonë gocave që kanë në krah. E shikon adelina, me 4 gjuhë të huaja.

Adelina Tahiri: Të ishte mami im: Po po, ec shikoje tek shtëpia.