Influencerja që pastron shtëpitë në mbarë botën falas
Auri Katariina, një pastruese nga Finlanda, filloi të postonte video në TikTok të cilat u bënë hit menjëherë.
Njerëzit filluan t'i drejtohen asaj për ndihmë dhe tani ajo pastron shtëpitë e njerëzve në mbarë botën falas, raporton BBC.
Auri Katariina e përshkruan veten e saj si ‘pastruesja më e mirë në botë’.
Ajo ndihmon duke pastruar shtëpitë e njerëzve me sëmundje mendore apo të personave që kanë probleme në jetën e tyre personale.
Auri Katariina thotë se: “Ata kanë nevojë për ndihmë, dhe të gjithë kanë nevojë për ndihmë në një moment të caktuar të jetës.”
Për Auri Katariinën, pastrimi është si të hash një hamburger të shijshëm. Pjata bosh është shtëpia e pastër, ti je i kënaqur por dëshiron të hash akoma së shpejti.
Videot e Aurit marrin miliona shikime dhe BBC shkoi ta takonte atë në një udhëtim në Mbretërinë e Bashkuar.