Ja dërgojnë koreografinë me telefon, Adelina nxjerr zbuluar Meridianin

Të ftuar në emisionin Why Not, në RTV Ora, këngëtarja Adelina Tahiri dhe ish-pjesëmarrësi i Big Brother Vip Meridian Ramҫaj treguan dhe mbi pjesëmarrjen e tyre në “Dance Albania”.

Moderatorja Roza Lati përgëzoi Meridanin për aftësinë që kishte për të memorizuar lëvizjet, ndërsa Adelina Tahiri tregoi se ai madje nuk kishte nevojë të shkonte fare në prova, pasi koreografinë ia dërgonin me telefon.

Roza Lati: Meridian, ti ke spikatur që në fillim me hyrjen tënde tek Dance, sepse një gjë që duhet të dijë publiku është se Meridani nuk ka nevojë për shumë orë prova për të dalë në skenë.

Adelina Tahiri: A mund të përgjigjem unë për Meridianin? Meridianit ia nisin koerografinë nga telefoni, me Whats app dhe ky nuk shkon fare. Nga Whats app e ka programin.