Adelina Tahiri flet për herë të parë për komentin e Ermal Mamaqit që e preku

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri, e ftuar në emisionin “Why Not”, në RTV Ora ka folur për herë të parë për komentin e Ermal Mamaqit gjatë spektaklit të kërcimit për të cilën këngëtarja u shpreh se u prek.

Roza Lati: Keni patur debate dhe momente kur iu është komentuar dhe luku nga juria. Më ka pëlqyer dhe reagimi juaj. Adelina me gjestin e saj.

Adelina Tahiri: Unë toleroj ҫdo gjë në jetë sepse e kam dobësi shumë lukun. Është sëmundje e jetës time, nuk është e mirë pasi shpenzoj shumë dhe kjo nuk është diҫka e mirë që unë bëj. Në momentin kur Ermali më tha: Ke ardhur me një fustan dasme, nuk është se më pëlqeu, se unë e respektoj skenën, jam artiste.

Përkushtohem shumë për veshjen time. Kam dizajnerët e mi që gjithë javën punojnë për të veshje dhe të na trajtojnë… se varet si e thua.

Sot vajzat po shpenzojnë shumë për dasma. Dhe një spektakli unë i kushtoj shumë vëmendje amjes time, por kur më krahasojnë që jam me një fustan dasme, nuk pajtohem se e vlerësoj dhe përkushtohem ndaj skenës.