Helikopteri i rrëzuar, janë gjetur 5 trupat e parë

Janë nxjerrë 5 trupat e parë të cilët ndodheshin në helikopterin që u rrëzua dje në Gargano.

Trupat u dërguan në një qendër operacionale, një lloj kampi bazë që ndodhet katër kilometra larg vendit të tragjedisë.

Karabinierët po punojnë në vendngjarje bashkë me burrat e Mbrojtjes Civile. Pasdite kryeprokurori Ludovico Vaccaro do të mbajë një konferencë për shtyp në vendin e fatkeqësisë