Rusia: Ukrainasit bombarduan digën në Nova Khakovka
Diga në rajonin e kontrolluar nga Rusia të Nova Khakovka në Ukrainë u shkatërrua nga granatimet e forcave ukrainase, njoftuan sot agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar shërbimin e reagimit emergjent.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS citoi një zëdhënës të agjencisë të thoshte se një raketë e lëshuar nga një sistem raketor HIMARS i prodhuar në SHBA goditi pengesën ujore të digës, duke shkaktuar dëme.
Zyrtari tha se ishte një "përpjekje për të krijuar kushtet për një fatkeqësi humanitare" duke tejmbushur digën.
Nuk ka asnjë provë për të vërtetuar këto pretendime, të cilat nuk mund të konstatohen menjëherë nga Reuters.
Diga e madhe Nova Kakovka, që bllokon rrjedhën e lumit Dnieper në Kherson, ku forcat ukrainase po përparojnë, ka marrë një rëndësi strategjike javët e fundit.
Si Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën që nga tetori për planifikimin e minimit të digës duke përdorur eksplozivë dhe synojnë të shkaktojnë shkatërrime të mëdha rreth qytetit të Khersonit.
Në të njëjtën kohë, agjencia Ria Novosti raporton se të gjitha zonat e Khersonit janë pa energji elektrike prej disa kohësh.

