Dobësi për Tom Cruise, Mbretëresha Elisabeth e thirri disa herë për çaj dhe darkë

Mbretëresha Elizabeth dhe  Tom Cruise duket se paskan pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Burime nga pallati mbretëror kanë treguar se monarkja  e ftoi yllin e Hollivudit për të pirë çaj në javët e saj të fundit në Kështjellën Windsor - dhe madje e la të ulte helikopterin e tij në lëndinë. 

Për ata që ishin në dijeni, thanë se monarkes së ndjerë "i pëlqente ta shihte" kur ajo e ftoi për të pirë çaj së bashku gjatë verës.
Ajo madje e kishte ftuar atë dhe për darkë, por Cruz për fat të keq nuk ia doli të shkonte.

Të dy ishin planifikuar fillimisht të takoheshin në maj në "A Gallop Through History", një event kalërimi.

Ylli i Hollivudit, i cili po xhironte filmin e tij të fundit Mission Impossible në Britani, tha: 

“Ajo është thjesht një grua që e admiroj vërtet. Mendoj se ajo është dikush që ka një dinjitet të jashtëzakonshëm dhe e admiroj përkushtimin e saj. Ajo që ka arritur ka qenë historike. Gjithmonë mbaj mend që kam parë foto të saj kur isha fëmijë”.

Një burim i tha The Times: "Mbretëresha la të kuptohet se ishte vërtet e zhgënjyer që nuk takoi Tom. 

Kështu ajo e ftoi atë të bënte një turne të veçantë në Kështjellën Ëindsor me gjithçka gati për të. Më pas, vetëm ata të dy pinë çaj së bashku. Asaj i pëlqente të bisedonte me të, aq shumë sa e ftoi atë për darkë."