Moment i sikletshëm, ish-kryeministres britanike nuk i dalin lekët për të paguar drekën

Një moment i sikletshëm ka qenë ai kur ish-kryeministra e Britanisë, Liz Truss , nuk kishte para, qoftë edhe përkohësisht, për të paguar në restorant.

Incidenti ndodhi kur ajo po drekonte me një mikeshë në një restorant në Londër javën e kaluar, ndërsa  u pa nga të gjithë klientët e restorantit pranë saj.

Sipas informacioneve të Daily Mail , kur Truss dhe shoqja e saj përfunduan drekën e tyre, ish-kryeministrja u ofrua të paguante faturën, por karta e saj e debitit u refuzua.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

E turpëruar, por edhe e irrituar dukshëm, Liz Truss u përpoq ta të kalonte përsëri kartën, por ajo u refuzua përsëri. Klientët e ulur në tavolinat ngjitur, panë përpjekjet e dështuara të ish-kryeministres për të paguar faturën, si dhe ndërhyrjen e shoqes së saj më pas, për të paguar.

Problemi i pagesës u raportua të enjten e kaluar në restorantin 'BRIX LDN' në zemër të Londrës. 

Të pranishmit e vunë re sikletin e saj teksa nuk munguan as batutat se i ishte shkurtuar paga e kryeministres.

Sipas raportit të gazetës britanike, në kartë ajo kishte më pak se 20 paund.