VIDEO/ Bënin si të vdekur, droni kap momentin kur ushtarët rus lëvizin dhe i qëllon për vdekje

Forcat ruse kanë përdorur një metodë të re në frontin e luftës për të shpëtuar, atë të shtirjes si të vdekur.

Një video që po qarkullon në internet tregon xhirimet nga ajri të një droni në të cilën shihen disa ushtarë rus që bëjnë sikur kanë vdekur kur shohin dronin.

Megjithatë ata nuk arrijnë ia hedh operatorit ukrainas, pasi kapen duke lëvizur. Menjëherë pas kësaj nga droni hidhen disa predha drejt tyre.

Duke qëndruar për pak sekonda mbi kokat e tyre, ai pa se në fakt ata po shtireshin si të vdekur dhe po lëviznin nga pak këmbët e duart.

Kjo bëri që ai të lëshojë predhat mbi kokat e tyre dhe t’i vrasë ushtarët.

Në videon e publikuar më poshtë shihet momenti kur predhat bien dhe shpërthejnë.

 Pas sulmit ata fillojnë të lëvizin, tashmë të plagosur vërtet.