E rrahën në Shkodër pas batutave ofenduese, flet për here të parë Albano Bogdo

Albano Bogdo është prononcuar për here të parë pas lajmeve se qytetarët shkodran e kanë dhunuar fizikisht. Disa muaj mëparë aktori i humorit ishte i ftuar në qytetrin e Shkodrës për ‘stand-up comedy’.

Një qytetar denoncoi në media rastin duke u shprehur se Bogdo kishte bërë disa batuta ofenduese për Rozafën, dhe ishte përfshirë në një sherr me të pranishmit.

I ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’, ai rrëfeu përballë moderatores Ester Bylyku gjithë të vërtetën. Cilët janë personat që e dhunuan fizikisht?

Albano Bogdo: Nuk ndodhi asgjë. Nuk bëra asnjë batutë për Rozafën.

Ester Bylyku: Pra, ti nuk bëre batuta që ata të ofendoheshin?

Albano Bogdo: Kam bërë batuta dhe ata qeshën me lot. Aty ka qenë dhe një television lokal në Shkodër që filmoi të gjithë stand-up. Nuk e kuptoj ku më paskan rrahur. Por të siguroj Ester, që nëse do më rrihte njeri do ta dije, sepse unë nuk rri pa bërë asgjë nëse një njeri tenton të më godas.