Mbreti Charles në ekspozitë mode
Mbreti Charles III, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Camilla kanë vizituar ekspozitën e Modës Afrikane në Muzeun “Victoria & Albert” në Londër. Ekspozita vjen në prag të vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut, i cili do të qendrojë në Londër nga 22 deri më 24 nëntor.
Monarku i ri u takua me kuratorë dhe stilistë të projektit, i cili nxjerr në pah kreativitetin, zgjuarsinë dhe ndikimin global të veshjeve tradicionale dhe bashkëkohore afrikane. Mbreti, 73-vjeçar, dhe Queen Consort, 75 vjeç, u njohën me kreativitetin nga vendet e Komonuelthit, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Nigerinë, Gana, Kamerunin dhe Ruandën – si dhe pjesë që lidhen me Nelson Mandelën.
Ekspozita përmban pjesë nga Lukhayo Mdingi i cili dhe hedh dritë mbi prodhimin e mohair-it në Afrikën e Jugut; Moses Turahirwa, i cili i kushton homazhe veshjeve ceremoniale historike të Mbretërisë së Ruandës; Awa Meité që promovon aftësitë e atyre që punojnë në industrinë e pambukut në Mali.
Para se të largoheshin nga muzeu i Londrës, Charles III dhe Camilla iu bashkuan një pritjeje më organizatorët e ekspozitës. Vizita vjen teksa pritet seria e pestë e “The Crown”, serialit të famshëm që ka ngallur shumë diskutime në Britanine e madhe për shkak të portretizimit që I bëhet Mbretit dhe bashkëshortës së tij Camilla.