Zelensky, unë nuk do të marr pjesë në G20 nëse Putini është atje

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 në Indonezi nëse presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, është i pranishëm.

Zelensky e tha këtë në një konferencë me gazetarët në Kiev, siç raportohet nga UNIAN.

“Pozicioni im personal dhe ai i Ukrainës është se nëse lideri i Federatës Ruse merr pjesë, atëherë Ukraina nuk do të jetë atje”, tha ai, duke shpjeguar se në telefonatën e sotme presidenti indonezian Joko Widodo “e ftoi sërish”. “Do të shohim, kanë mbetur edhe pak ditë”, sqaroi Zelensky.