Çmimet “At Gjergj Fishta” në letërsi

Arben Dedja me librin me poezi “Italian job”  fitoi cmimin “At Gjergj Fishta” në letërsi për vitin 2022.

Në prozë fitues u shpall Durim Taçi me librin “Liqeni në mes të detit”, ndërsa për studime u vlerësua shkrimtari Frano Kulli me librin “Fjalor i veprës së Fishtës”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Lezhë në ditën e 151 vjetorit të lindjes së kolosit të letërsisë shqipe.

Zija Çela u vlerësua me çmimin e karrierës, për kontributin e tij në pasurimin e prozës së shkurtër e të gjatë shqipe me tematika e forma të reja.

Poeti Rudolf Marku për larminë e poezisë së tij dhe Tonin Çobani per kontributin ne studimin e Fishtës.

Kryetari i Bashkisë së Lezhes, Pjerin Ndreu theksoi rëndësinë e veprës së Fishtës dhe angazhimin për të vlerësuar e mbështetur artin e letërsinë.

Për cmimet “At Gjergj Fishta në Letërsi ishin në garë 22 shkrimtarë e poetë.