Little Simz, reperja e vitit/ Artistja londineze vlerësohet me çmimin “Mercury”

Reperja londineze, Little Simz, është fituesja e çmimit “Mercury”, një nga çmimet më prestigjioze në muzikë, në Britaninë e Madhe. Ajo u vlerësua për albumin me titull "Ndonjëherë mund të jem introvert".

Reperja londineze, Little Simz, ka fituar çmimin “Mercury”, për albumin më të mirë britanik apo irlandez të 12 muajve të fundit që mban titullin "Ndonjëherë mund të jem introvert". 

Gjatë ceremonisë që u mbajt në Londër, 28-vjeçarja tha se ishte "shumë mirënjohëse" që mori këtë vlerësim.

 “Të gjithë kemi bërë albume të jashtëzakonshme”, tha ajo në skenë.

“Ne të gjithë ndryshuam jetën e njerëzve me muzikën tonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, duke nderuar edhe të nominuarit e tjerë, mes tyre Self Esteem, Wet Leg, Harry Styles dhe Sam Fender.

“Ndonjëherë mund të jem introvert” zuri në vendin e katërt në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar kur u publikua një vit më parë dhe kryesoi një "sondazhet" e BBC News. 

Po ashtu, perfomancat e saj në festivalet e “Reading and Leeds” gjatë verës, e forcuan statusin e saj si një interpretuese e këndshme për publikun.

Në fillim të këtij viti, reperja u vlerësua edhe me çmimin “Brit”, si artiste e re, pavarësisht faktit se ajo publikoi albumin e saj debutues shtatë vjet më parë. 28-vjeçarja u shpëmblye edhe me një shumë prej 25,000 £.

Little Simz është fituesja e 31-të e çmimit “Mercury”, një nga çmimet më prestigjioze në muzikë. Kantautori Arlo Parks fitoi vitin e kaluar, ndërsa trofeun e kanë marrë më herët edhe përfshijnë Michael Kiwanuka, Dave dhe Wolf Alice.