Gati për halloween! Fshati kanadez, labirint kungujsh që tërheq mijëra vizitorë
Një fshat kanadez, në prag të Halloween-it, tërheq çdo vit me mijëra vizitorë. Mes një labirinthi kungujsh, aty mund të argëtohesh dhe të marrësh me vete kungujt e dekorit për në shtëpi.
Atmosfera e Halloween-it ka nisur të ndihet në prag të 31 tetorit, që shënon festën tipike amerikane. Citrouilleville është një nga fshatrat afër Montrealit, Kanada, që pret çdo fundjavë në tetor, 2,000 deri në 3,000 vizitorë. Fëmijët, por edhe të rriturit, vijnë për të bërë foto para shtëpive të kungujve dhe zgjedhin ata me të cilët do të dekorojnë shtëpitë e tyre.
“Është një atmosferë e mrekullueshme. Në Evropë festohet më pak se në Amerikë. Por është gjithashtu një përvojë e kendshme”, shprehet Anissa Dali, një vizitore franceze.
Christina Lorini dhe vajzat e saj duke zgjedhur kunguj në një shtëpi, kujdesen që të mos kenë shumë defekte në të, në mënyrë që të lyhet lehtësisht. Po festa ka edhe anën argëtuese për fëmijët.
"Më pëlqen kur të vegjlit trokasin në derën time për të marrë karamele, dhe janë në siklet... I dua kostumet e fëmijëve, janë argëtues dhe buzëqeshja e tyre është shpërblimi!" shprehet Frances Bourdeau, një tjetër vizitore.
Halloween-in është një festë tipike amerikane. 31 tetori shënon natën e vetme të vitit kur, sipas besimeve të vjetra kelte, shpirtrat dhe të vdekurit mund të kalojnë në botën e të gjallëve.