Pas urrejtjes "shekullore" për këngëtarin, Selena Gomes dhe Hailey Bieber "bëjnë paqe"
Lidhja shumëvjeçare e Justin Bieber me Selena Gomez kishte pushtuar prej disa kohësh shtypin e huaj, e akoma më shumë bujë bëri ndarja e tyre dhe martesa e këngëtarit me modelen Hailey Bieber, sot bashkëshortja e tij.
Fansat e këngëtareve ishin të ndarë prej kohësh, me disa që mbështesnin me fanatizëm Gomez dhe sulmonin ashpër Hailey, të cilin pak a shumë e akuzuan si ajo që ndu çiftin.
Por dy vajzat duket se kanë hedhur pas të shkuarën dhe komentet publike për njëra-tjetrën, teksa kanë postuar një foto sëbashku ku duken më të lumtura se kurrë.
Vajzat u fotografuan në një mbrëmje gala në Muzeun e Akademisë, të përqafuara dhe shumë pranë njëra-tjetrës.
"Pavarësisht se çfarë thoni për Hailey ose Selenën, ato janë shumë të pjekura dhe do të gjejnë një mënyrë për t'u lidhur, qoftë edhe në një event. A mund të ndalojnë fansat së urryeri njëri-tjetrit? Këto foto dëshmojnë maturi dhe ecje përpara," shkroi një prej fanpage-ve.
View this post on Instagram