"Amerikanët tregojnë muskujt në Kore", Stealth F-35 mesazh për Veriun: “Mos e kruani” me aleatët tanë
Amerikanët dhe koreanët, në vazhdën e kërcënimeve nga veriu komunist, këtë fund tetor do të zhvillojnë një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake së bashku. Për analistët ky është një mesazh për koreanoveriorët që kërcënojnë fqinjët me armë bërthamore.
Amerikanët kanë nisur drejt Koresë së Jugut, aleatit të tyre të rëndësishëm aziatik, disa prej avionëve më specialë dhe më të sofistikuar deri më tani “Stealth F-35”.
Amerikanët dhe koreanët, ndërsa situata në gadishull është e tensionuar do të zhvillojnë një stërvitje të madhe të përbashkët në javët në vijim.
Ndërkohë që komunistët në veri kërcënojnë me armë bërthamore, këtë vit, ndryshe nga vitet e mëparshme kur aleatët mbanin një profil të ulët, stërvitja luftarake ajrore do të jetë në përmasa shumë të mëdha.
“Stërvitja synon të verifikojë sistemet e forcave ajrore të Koresë së Jugut dhe SHBA-së në kohë lufte, si dhe të përmirësojë gatishmërinë dhe aftësitë luftarake”, njoftuan Forcat Ajrore të Koresë së Jugut.
Seuli dhe Uashingtoni do të mobilizojnë gjithsej 240 avionë luftarakë. Kjo stërvitje vjen pikërisht kur Korea e veriut ka njoftuar se do të bëjë një provë bërthamore.
Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut ka njoftuar se Koreja e Veriut mund të kryejë një provë bërthamore pas kongresit njëjavor të partisë së Kinës që përfundon më 22 tetor, por përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA më 17 nëntor.
Amerikanët janë të angazhuar intensivisht në Azi dhe kanë thënë se janë të gatshëm të mbrojnë të gjithë aletatët e tyre nga kërcënimet që mund të vijnë.